Ukraina zemërohet me Serbinë pas vizitës së deputetëve në Krime

Ukraina zemërohet me Serbinë pas vizitës së deputetëve në Krime

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës e ka dënuar vizitën e një grupi deputetësh të Kuvendit të Serbisë në Krime.

Autoritetet ukrainase po ashtu kanë ftuar ambasadorin serb në Ukrainë që të japë sqarime lidhur me këtë çështje, njofton B92.

“Ministra e Punëve të Jashtme e Ukrainës dënon ashpër vizitën e deputetëve serbë në Krimenë e okupuar,” ka thënë një zëdhënëse e ministrisë.

Ajo ka thënë se deputetët kanë cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet ukrainase./Insajderi.com