Ukraina largon këngëtaren ruse nga Eurovisioni

Ukraina largon këngëtaren ruse nga Eurovisioni

Këngëtarja Julia Samoilova, ishte zgjedhur nga televizion rus që të këndonte këngën “Flame Is Burning” në Eurovision, që këtë vit do të mbahet në Kievë të Ukrainës.

Pas vendimit të Rusisë që Samoilova ta përfaqësoj atë, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kishin nisur një hetim ndaj këngëtares Samoilova.

Mediat ruse kanë njoftuar se Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Ky vendim i tyre erdhi pasi këngëtarja ka shkel ligjet e Ukrainës, Samoilova kishte këndua në Krime në vitin 2015 pa lejen e autoriteteve ukrainase dhe ka qëndrim mbështetës për aneksimin e ishullit nga Rusia.