Artikull i sponsorizuar

Ukë Selimaj: Klani i kryetarit në ikje i solli dëme të mëdha Pejës

Ukë Selimaj: Klani i kryetarit në ikje i solli dëme të mëdha Pejës

Në debatin e zhvilluar në Tribuna Chanel, Ukë Selimaj ka zbuluar disa nga dështimet e qeverisë komunale të Pejës dhe të kryetarit në ikje, Gazmend Muhaxheri.

Ai ia ka përplasë për fytyre Engelbert Zefajt dështimet në kulturë, në infrastrukturë dhe ia ka përmendur kapjen e zyrës së prokurimit nga njerëzit e pa ditur të LDK-së.

Në anën tjetër, Selimaj ka lavdëruar katër drejtoritë e udhëhequra nga PDK, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, të Zhvillimit Ekonomik, të Urbanizmit dhe të Emergjencave duke thënë se këto drejtori janë pjesa e suksesit të këtij mandati.

Ai ka goditur pjesën e LDK-së se vonoi për 3 vite projektin e rrugës hyrëse për në Pejë dhe 7,6 km rrugë deri në Ramun, rregullimin e shtratit të Lumbardhit, pastaj studionin ne Novosellë, projektet për larje e fshirje të rrugës, mbeturinat dhe mirëmbajtjet me qëllimin e vetëm që këto ti shet si suksese në kohë fushate.

“Rruga hyrëse për në qytet dhe ajo nga transiti deri në Ramun janë projekte të qeverisë Thaçi 2 dhe te nënshkruara nga ministri Fehmi Mujota, në vitin 2013. Ato janë shtyrë deri me tani për ti përdor për kohë fushate. Qytetarët nuk kanë kohë me prit 3 vite me rrugë me gropa, ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe ku ju dëmtohen makinat”, ka thënë Selimaj.

Ai e ka përmendur edhe dështimin e stadionit në Novosellë duke e quajt dështim në dëm te rinisë së bashkësisë lokale.

” Ti nuk ke faj, kanë te tjetër, klani i kryetarit në ikje ata që të kanë pengu edhe ty. Rini s’ka kohë me prit”, ka shtuar ai.