Ukë Rugova dhe Labinot Tahiri në disponim afër deputetëve të PAN-it

Ukë Rugova dhe Labinot Tahiri në disponim afër deputetëve të PAN-it

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri dhe djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, janë parë në disponim pas përfundimit të seancën konstituive, e cila u ndërpre nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Ishte Labi i cili për pak çaste shihej teksa bisedonte me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishin si dhe Pal Lekajn. Ndërsa Uka ‘shkrihej’ së qeshuri me deputetin e AAK-së nga Deçani, Rasim Selmanajn.

Ndryshe, në media është duke u përfolur vazhdimisht që dy deputetët e LAA-së, Tahiri dhe Teuta Rugova do të votojnë pro krijimit të institucioneve, respektivisht zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit si dhe Ramush Haradinajt për kryeministër.

Derisa gjatë seancës së sotme, ishte Teuta e cila votoi propozimin e PAN-it për shtyrje 2 orësh të seancën. /Indeksonline/