UEFA tregon futbollistët që nuk janë ndëshkuar kurrë me kartonin e kuq

UEFA tregon futbollistët që nuk janë ndëshkuar kurrë me kartonin e kuq

UEFA ka përpiluar listën e futbollistëve, që nuk janë ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq në karrierën e tyre, mes të cilëve janë Raul Gonzalez, Michel Platini dhe Gary Lineker.

Në faqen e UEFA-s është shpallur lista e futbollistëve aktivë dhe joaktivë, të cilët nuk janë ndëshkuar me karton të kuq në karrierën e tyre.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Raul Gonzalez, ka tërhequr vëmendjen duke mos marrë karton të kuq në 932 ndeshje të luajtura në këtë klub, gjatë 17 viteve të karrierës së tij me spanjollët.

Raul, 39-vjeçar, i cili ka luajtur gjithashtu te Schalke 04 e Gjermanisë, Al-Sadd i Katarit dhe New York Cosmos i SHBA-së, nuk është ndëshkuar me karton të kuq as në më shumë se 100 ndeshje të luajtura me fanellën e kombëtares së Spanjës mes viteve 1994-2006.

Emri i njohur i futbollit francez, Michel Platini, i cili ka kryer detyrën e presidentit të UEFA-së gjatë viteve 2007-2015, si dhe ish-futbollisti anglez, Gary Lineker, janë ndër futbollistët e pandëshkuar me karton të kuq gjatë karrierës së tyre.

Fitues i trefishtë i “Topit të Artë”, Michel PLatini, në 655 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me klubet dhe me kombëtaren franceze, asnjëherë nuk është përjashtuar nga loja.

Ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, në 567 ndeshje të karrierës së tij 16-vjeçare nuk është dënuar me karton të kuq.

Në ndeshjet me fanellat e Leicester City, Everton dhe Tottenham të Anglisë, Barcelonës në Spanjë dhe Nagoya Grampos të Japonisë, 56-vjeçari Lineker ka shënuar 281 gola.

Gjithashtu Philipp Lahm dhe Andres Iniesta, si dhe futbollistë të tjerë si Karim Benzema, Joao Moutinho, Damien Duff, Aaron Hughes dhe Marco Bode, gjithashtu janë në listën e futbollistëve, që asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të kuq. /Insajderi.com