UEFA shpallë Iniestan lojtarin e ndeshjes Barcelona – PSG

UEFA shpallë Iniestan lojtarin e ndeshjes Barcelona – PSG

Andres Iniesta është shpallur lojtari i ndeshjes së mbrëmshme në mes të Barcelonës dhe PSG.

Barcelona mbrëmë ka shkruar historinë duke përmbysur disavantazhin prej 4-0 nga ndeshja e parë, ndërsa fitoi 6 me 1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky vendim i UEFA-s për lojtarin e ndeshjes është paksa befasuese kur dihet se Iniesta ishte i përfshirë vetëm në golin e dytë, dhe kishte lëshuar fushën e blertë  në minutën e 65 kur u zëvendësua nga Arda Turan.

Neymar shënoj dy herë dhe duke bërë një asist, dhe gjithashtu nxori penaltinë për golin e Leo Messit./Insajderi.com