UEFA publikon formacionin më të mirë të shekullit [Foto]

20.11.2017 19:20
UEFA publikon formacionin më të mirë të shekullit [Foto]

UEFA ka publikuar formacionin e shekullit 21 në futboll.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka publikuar formacionin e përzgjedhur sipas votave të tifozëve, shkruan Insajderi.

Në formacionin më të mirë të shekullit 21 në Evropë, dominon Barcelona me gjithsej pesë lojtarë [Pique, Puyol, Iniesta, Xavi dhe Messi].

Kurse, Real Madridi në formacion ka tre futbollistë, Iker Casillas, Sergio Ramos, dhe Ronaldon.

Më poshtë keni formacionin më të mirë të shekullit sipas UEFA-s. /Insajderi