UEFA hedh poshtë akuzat për manipulimin e shorteve

25.03.2017 08:46
UEFA hedh poshtë akuzat për manipulimin e shorteve

Akuzat se UEFA përdor gogla të ngrohta dhe të ftohta për të diktuar sipas interesave të saj shortet e kompeticioneve evropiane, Xhorxho Marketi i quan thjesht “shaka”.

Drejtori i Kompeticioneve dhe Organizimit në qeverinë evropiane të futbollit, duke folur në Forumin e Futbollit nga Estoril të Portugalisë, i hodhi poshtë zërat se shorti i Ligës së Kampioneve apo Ligës së Evropës më 17 mars është trukuar.

“Si mund të jenë goglat të ngrohta apo të ftohta?”, pyeti në mënyrë retorike Marketi kur iu drejtua pyetja. “Është e pamundur. Me kategorinë e futbollistëve që ne ftojmë në short, unë nuk do të guxoja kurrë që t’i kërkoja dikujt të bënte diçka që nuk ishte e ndershme kur të zgjidhte goglat. Kjo është një shaka”, shtoi italiani.