UEFA ankohet për fushat e këqija në këto stadiume të “Euro 2016”

UEFA është e pakënaqur me disa nga fushat e stadiumeve ku po mbahen ndeshjet e Euro 2016.

UEFA ankohet për fushat e këqija në këto stadiume të “Euro 2016”

Fushat e Marseille, Saint Denis dhe Lille, duhet të përmirësohen dukshëm, për ndeshjet e ardhshme, shkruan Telegrafi.

Sipas Martin Kallen që është drejtor i garës, fushat nuk kanë mundur ta durojnë kohën e shkurtër të zhvillimit të ndeshjeve të njëpasnjëshme.

“Fushat duhet të jenë më të mira dhe ne nuk jemi të lumtur. Ne kemi bërë të pamundurën që fushat të jenë në gjendjen më të mirë, por nuk kemi pritur shi kaq të madh”, ka thënë Kallen.

Deri tani janë zhvilluar 18 ndeshje dhe fushat janë dëmtuar.  Disa stadiume do t’i presin gjashtë ndeshje brenda një muaji.

keq

keq2