Udhëheqës që vdiqën në rrethana misterioze

08.06.2018 13:38
Udhëheqës që vdiqën në rrethana misterioze

Kur një figurë e shquar politike apo fetare vdes papritur, dalin menjëherë teoritë e komplotit. Megjithatë, historitë që do të rrëfejmë nga sot mund të jenë më shumë se sa thjeshtë spekulime paranojakë. Secili prej këtyre liderëve mund të ketë qenë viktimë e një vrasjeje të fshehtë
Ariusi (Viti 336 p.e.s.)

Ariusi, Presbiteri i Aleksandrisë, besonte se Krishti ishte një qenie më e vogël, e ndarë nga Zoti, Ati i tij. Për këtë arsye, ai dhe ndjekësit e tij të krishterë kundërshtoheshin si heretikë nga ata që besonin tek Triniteti. Ky problem e përçau Kishën e shekullit katërt, dhe lavjerrësi nisi të lëkundet teksa perandori romak Konstantini favorizonte një herë njërin grup, e një herë grupin tjetër.

Në vitin 324, Këshilli i Nikeas dënoi Ariusin, dhe Konstantini e dëboi. Megjithatë, shumë shpejt perandorit i erdhi në majë të hundës me debatin që vazhdonte. Ai e riktheu Ariusin, duke urdhëruar Patriarkun e Kostandinopojës, Aleksandrin që ta priste në një takim. Duke mos qenë në gjendje të mos i bindej urdhërit të perandorit, por nga ana tjetër duke mos dashur ta priste heretikun, Aleksandri i kërkoi ndjekësve të tij heretikë që të luteshin që Ariusi të vdiste përpara se të vinte këmbë në kishë.

Ariusi pati një dëgjesë me perandorin në pallat dhe më pas iu bashkua procesionit të ndjekësve të tij në kishën e Aleksandrit. Papritur, sipas kronikanit Sokrat Skolastiku, Ariusin e zunë ethet dhe shkoi në tualetin më të afërt. Atje, organet e brendshëm të tij – shpretka, mëlçia dhe zorrët – shpërthyen duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ortodoksët e quajtën këtë njëmrekulli, një përgjigje ndaj lutjes së tyre. Arianët e quajtën vrasje.

Sipas të gjithë rrëfimeve, Ariusi 80-vjeçar kish gëzuar shëndet të mirë kur u takua me Konstantinin. Eshtë krejt e mundur që atij i është dhënë helm në ushqim apo në pije. Rrëfimi i mësipërm i vdekjes së tij në tualet, i shkruajtur afro një shekull pas faktit, mund të jetë një sajesë e katolikëve për të turpëruar edhe më shumë Ariusin dhe njollosur kujtimin e tij. Por vdekja e tij e papritur siguroi që dyshimet të mbeten përgjithmonë.