UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi disa pyetje për sondazhin e partive politike

UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi disa pyetje për sondazhin e partive politike

Lëvizja Vetëvendosje kishte “dorë” në sondazhin e publikuar para dita ditësh rreth renditjes së partive politike nëse do të mbaheshin zgjedhjet shumë shpejt, ku Albin Kurti doli si më i preferuari për postin e kryeministrit. Sondazhi ishte bërë nga agjencia UBO Consulting, përmes metodologjisë OMNIBUS.

Metodologjia e zhvillimit të OMNIBUS-it, është në linjë me standardet dhe parametrat statistikor, për matjen e perceptimit të qytetarëve mbi çështje të ndryshme socio-ekonomike dhe politike.

Agjencia UBO Consulting përmes një komunikate ka sqaruar Lëvizja Vetëvendosje kishte kontraktuar disa prej pyetjeve politike në këtë sondazh.

“Njëri nga klientët e përfshirë në këtë cikël të OMNIBUS-it ka qenë Lëvizja VETËVENDOSJE, e cila ka kontraktuar një numër të caktuar të pyetjeve”, thuhet ndër tjera në komunikatën./Insajderi.com