Uashingtoni kundër transformimit të FSK-së pa ndryshime kushtetuese

Uashingtoni kundër transformimit të FSK-së pa ndryshime kushtetuese

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Yee, ka vazhduar të mërkurën vizitën e tij në Kosovë, meqë rast është takuar me Haki Demollin, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim, Hoyt Yee ka thënë se shteti që ai përfaqëson është i shqetësuar nga nisma për transformimin e FSK-së në ushtri pa bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, njofton Ministria e FSK-së përmes një komunikate për media.

Ministri Demolli e zyrtarin amerikan  për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës./Insajderi.com