U vendos njohja reciproke e diplomave – ato do të mbajnë logon e BE-së

U vendos njohja reciproke e diplomave – ato do të mbajnë logon e BE-së

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë për bisedime në Bruksel janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave.

Përmes një komunikate për media delegacioni i Kosovës ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues i diplomave universitare  në të nivelit gjitha nivelet që janë lëshuar nga të dy shtetet. Këto diploma do të mbajnë logon e BE-së.

“Ky mekanizëm përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e cerftifikuara do të mbajnë logon e BE-së. Pas certifikimit nga BE-ja, pastaj të dyja shtetet kanë detyrim të njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra- tjetrës ashtu siç e përcakton marrëveshja për diploma e arritur në Bruksel më 19 Janar 2016”, njofton komunikata.

Ministrja Edita Tahiri inkurajon kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja.

Përmes kësaj komunikate u njoftua se takimi i radhës i grupit punës për vlerësimin e zbatimit të kësaj marrëveshje pritet të mbahet pas dy jave  ku palët do të takohen me partnerin zbatues të marrëveshjes SPARK dhe përfaqësuesit e BE-së. /Insajderi.com