U vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

U vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

 

Të gjithë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës gjatë mbledhjes së sotme kanë votuar për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it. Gjithashtu u votu edhe për emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Për të marrë formën e prerë vazhdimi mandatit duhet të dërgohet tek presidenti i vendit për nënshkrim.

Vendimi për vazhdimin e mandatit të tyre erdhi pas atij të Kuvendit të Kosovës që e mori gjat muajit qershor për zgjatjen e mandatit të të misionit të BE-së për sundim të ligjit. /Insajderi.com