U shkurorëzua nga burri, pasi ai refuzoi t’ia ndërtonte tualetin

U shkurorëzua nga burri, pasi ai refuzoi t’ia ndërtonte tualetin

Gjykata ia ka pranuar një gruaje kërkesën për t’u shkurorëzuar nga burri, për shkak se ai nuk po ia ndërtonte asaj tualet në shtëpi.

Gruaja nga India, në të 20-at e saj, ishte e martuar për pesë vjet, por detyrohej të çlirohej në fushat e hapura afër shtëpisë.

Ligji indian lejon shkurorëzimin vetëm në rrethana të kufizuara, siç është dhuna familjare apo mizoria e dëshmuar.

Avokati i gruas ka thënë për AFP se gjykatësi ka theksuar se jashtëqitja e detyruar në fusha të hapura është një lloj torture.

Gjykata, në shtetin Rajasthan, ka thënë se gratë shpesh detyrohen të presin deri të errësohet për të dalë në fusha të hapura që përdorën në vend të tualeteve.

Në vendimin e gjykatës thuhej: “Ne shpenzojmë para për të blerë duhan, alkool dhe telefona mobil, por nuk kemi vullnet të ndërtojmë tualete për të mbrojtur dinjitetin e familjeve tona. Në fshatra, gratë duhet të presin deri në perëndim të diellit për t’iu përgjigjur thirrjeve të natyrës. Kjo nuk është vetëm mizori fizike, por edhe cenim i modestisë së gruas.” /Express/