U shit për 26 milionë euro, KEDS fitoi 86 milionë euro për tri vite

U shit për 26 milionë euro, KEDS fitoi 86 milionë euro për tri vite

Kompania turke Çalik-Limak e cila ka privatizuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, në vitin 2013, për vetëm 26 milionë euro, ka realizuar fitim prej 86 milionë eurove, brenda tre viteve.

Të dhënat u bënë publike nga emisioni dokumentar “Zona Express” që u transmetua sonte në televizionin “Dukagjini”.

Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi e kishte shitur rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike tek kompania e udhëhequr nga njerëz të afërm të liderit turk, Recep Tayp Erdogan.

Disa muaj pas shitjes së distribucionit, Qeveria ia kishte ndarë edhe 17 milionë euro kompanisë turke, me një vendim të ZRE-së./Insajderi.com