Sulm i armatosur mbi Ambasadën amerikane në Ankara

Të shtënat janë shkrepur nga vetura në lëvizje, e kanë goditur kabinën e policisë afër ndërtesës së ambasadës, mirëpo askush nuk është lënduar.

Sulm i armatosur mbi Ambasadën amerikane në Ankara

Disa të shtëna janë shkrepur në Ambasadën amerikane në Ankara por askush nuk është lënduar, lajmërojnë mediet turke. Sulmuesi apo sulmuesit e panjohur më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bëhen gjithnjë e më të tensionuara në javët e fundit, mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe diplomatike gjithnjë e më të mëdha i kanë shtuar edhe më tepër proglemet ekonomike të Turqisë.

Turqia ka refuzuar ta lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson të arrestuar me akuza për spiunazh dhe lidhje me lëvizjen e imamit Fethulah Gulen.

Dy vendet i kanë rritur doganat për njëri tjetrin, ndërsa SHBA i ka sanksionuar dy ministra turk.

Në ndërkohë lira turke e ka humbur vlerën për më tepër se 35 për qind në raport me dollarin prej fillimit të vitit./Insajderi.com.