U martua me pasanike, përfundon i vdekur – historia tragjike e djaloshit të varfër

U martua me pasanike, përfundon i vdekur – historia tragjike e djaloshit të varfër

Një grua britanike ka ngecur në Sri Lanka pasi që ka shitur shtëpinë e saj dhe është martuar me një djalë vendas. Djaloshi i ri është qëlluar me vdekje.

Diane De Zoysa, 59 vjeçe, thotë se i dha 100.000 sterlina bashkëshortit të saj Prijanjana, 26 vjeç, vitin e kaluar kur ajo mori vendimin për të jetuar së bashku me të në Ahungalla, në jug perëndim të vendit.
Zoysa u takua me punëtorin e hotelit gjashtë vjet më parë kur ajo kishte vizituar vendin, përpara se të kthehej shtatë muaj më vonë për të vënë kurorë me të.

Megjithatë, burri i saj u vra muajin e kaluar pasi u qëllua tri herë në shtëpinë e një shoku, njofton Daily Mail.

Zonja De Zoysa, e cila më parë ka punuar si punëtore e mbështetjes së konsumatorëve në Këshillin e Qytetit të Edinburgut, thotë se burri i saj është vrarë nga burrat që e kanë kërcënuar për pasurinë e tij.

“Ata mendonin se ishte një njeri i pasur, pasi kishte një shtëpi të këndshme, një minibus dhe një tuk-tuk. Ai i pagoi ata, por ata donin më shumë,” i tha Zoysa gazetës Daily Mail.

Hetimi i policisë për vdekjen e Prijanjana De Zoysa është ende në vazhdim, sipas raporteve të medies lokale.