U largua nga partia, por VV ende mban shpresa tek Kadaj – Bujupi

U largua nga partia, por VV ende mban shpresa tek Kadaj – Bujupi

Ora gjashtëmbëdhjetë e së martës do të mbledhë në sallë plenare deputetët e Kuvendit në seancën për demarkacionin.

Rikthimi i Donika Kadaj Bujupit nga Vetëvendosja në AAK dhe sinjali pozitiv nga Adem Hoxha për votën pro, kanë bërë që pas shumë shtyrjeve, pushteti ta thërrasë seancën.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka nisur ditën me një takim te presidenti, pikërisht për çështjen e demarkacionit.

Ndërkohë, deputetët e shumicës janë të bindur se votimi do të ndodhë të martën.

Votat janë të sigurta nga LDK-ja. Arban Abrashi thotë se LDK-ja nuk do të jetë bllokuese, përveç nëse ka marrëveshje të fshehta me Listën Serbe, që bien ndesh me kushtetutën.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu nuk do të besojë se vota e deputetes Donika Kadaj Bujupi do të jetë për demarkacionin.

Ajo thotë se është e dhimbshme nëse do të ndryshonte qëndrim Donika Kadaj Bujupi, që për rezistencën politike edhe ka dënim nga gjykatat

E nëse pushteti ka blerë votat për demarkacionin, Albert Krasniqi i KDI-së kërkon hetime nga organet e drejtësisë.

Ndërkohë, Dardan Sejdiu, nga grupi i deputetëve të pavarur, ka thënë se qëndrimi tyre kundër është i qartë./Kohanet.

Por, me një propozim pritet të dalë të martën deputeti i PDK-së Nait Hasani.

Hasani nuk ka treguar nëse ka ndryshuar qëndrimin e tij, që ishte kundër, por ka thënë se të marrtën do të kërkojë që votimi të bëhet i fshehtë.