Nik Hyseni është i lumtur që ia ka dëgjuar zërin të birit 15 vjeçar që ishte zhdukur tash e 24 orë por është shumë i brengosur për fatin e tij.
Ai ka pranuar një telefonatë nga i biri i cili nuk ka folur më shumë se disa sekonda, aq sa i kanë mjaftuar për t’i treguar se është mirë.
Në një bisedë për Insajderin, babai i Pal Hisenit ka thënë se i biri i tij ende llogaritet i zhdukur.
“U lajmërua tepër i mërzitur, duke qarë. Aq sa për të qenë i bindur se është gjallë”, thotë Nik Hyseni teksa shpreh pasigurinë nëse i biri është mirë dhe i sigurtë.
“Unë e njoh birin tim dhe ai nuk ishte mirë, ishte tepër i brengosur dhe i frikësuar, por nuk më tha asgjë më shumë”, tregon ai për Insajderin.
Nik Hiseni tha se me të birin nuk mundi të flasë asgjë më shumë. Pas kësaj bisede ai e kishte mbyllur telefonin.
“Tash e ka ende të mbyllur telefonin. Por është lokalizuar. Është diku mes Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Tash Policia është në kërkim të tij”, ka thënë Hyseni për Insajderin.
Ai nuk ka ndonjë pistë dyshimi se çfarë ka mundur t’i ndodhë të birit por shpreson se ai do të gjendet shpejt.
“Shpresoj shumë që të gjendet, sepse nuk ishte mirë”, ka thënë Hyseni.
Pal Hyseni ishte zhdukur ditën e hënë teksa Insajderi të martën në mëngjes ishte media e parë që publikoi lajmin për zhdukjen e tij, duke ngjallë një reagim të madh në opinion për gjetjen e tij. Policia e Kosovës u angazhua gjatë tërë ditës për ta gjetur 15 vjeçarin, që në kamerat e sigurisë së qytetit të Gjakovës ishte parë teksa kishte ngrënë ushqim në një qebaptore dhe më pas ishte zhdukur. /Insajderi.com
Lexoni të gjitha lajmet për zhdukjen e 15 vjeçarit:
Asamblisti i AAK-së në Gjakovë kërkon ndihmë për djalin e tij të zhdukur
Babai i djalit të zhdukur në Gjakovë jep detaje të reja për rastin
Pal Hiseni nuk kishte asnjë problem me nxënësit – flet drejtori i gjimnazit
Policia jep detaje të reja për zhdukjen e 15-vjeçarit në Gjakovë
Zhdukja e Pal Hisenit – flet menaxheri i qebaptores ku hëngri bukë