U gjet anija ruse me 200 tonë ari

Rrënojat e anijes ruse Dimitrij Donskoj janë gjetur në brigjet e Koresë Jugore në thellësi prej 500 metrave.

U gjet anija ruse me 200 tonë ari

Anija luftarake ruse, e fundosur para 113 vjetëve, u zbulua në afërsi të bregut të Koresë Jugore, ndërsa hulumtuesit besojnë se në të gjendet ari me vlerë prej më tepër se 100 miliardë funte.

Anija e blinduar e marinës së Rusisë cariste Dimitrij Donskoj është fundosur në një betejë me japonezët në maj të vitit 1905, ndërsa rrënojat janë gjetur vetëm një kilometër nga bregu i ishullit jugkoeran Ulleungdo, në thellësi prej rreth 500 metrave.

Anijen e kanë gjetur hulumtuesit nga Koreja Jugore, Britania e Madhe dhe Kanada, e me ndihën e nëndetëses së vogël kanë xhiruar topat e anijes dhe spirancat, derisa në kuvertë ende mund të lexohet emri i anijes.

Dimitrij Donskoj, një anije luftarake me kapacitet ngarkese prej 6 mijë tonëve, është ndërtuar në vitin 1993 në Shën Petersburg, dhe e lëviznin kaldajat me thëngjill, por edhe tre direkë për vela.

Pjesa më e madhe e flotës së Rusisë cariste ishte fundosur në betejën afër Tsushimas, ndërsa Dimitrij Donskoj, i cili transportonte rreth 200 tonë shufra dhe monedha ari, u fundosë më 29 maj 1905, kur ishte duke lundruar kah Vladivostoku. Me atë rast kanë vdekur 60 prej 591 anëtarëve të ekuipazhit.

Kompania Shinil planifikon ta nxjerrë anijen në tetor të këtij viti, e tashmë ka kumtuar se gjysma e gjithë asaj që do të gjendet do t’i kthehet qeverisë ruse./Insajderi.com.

https://youtu.be/Os-ZoRFrBHI