U fishkëllye nga tifozët, Ujkani kërkon falje

13.11.2017 22:36
U fishkëllye nga tifozët, Ujkani kërkon falje

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i cili u fishkëllye nga tifozët për paraqitjen në miqësoren ndaj Letonisë, ka thënë se sot “nuk ishte dita ime”.

“Një ndeshje shumë e vështirë, na dhanë shumë momente të këqija Letonia. Kërkoj falje unë që hëngra dy gola për fajin tim. Një ditë shumë e vështirë për mua. Si grup treguam se mund të vazhdojmë edhe që nuk dorëzohemi kurrë”, tha Ujkani për Supersport Kosova.

“Goli i dytë rrëshqita, por të tretin me më sulmuar nuk po di. Trajektorja e topit ishte e çuditshme. OK ndodhi kështu, nuk ishte dita ime, por ishte e Kosovës”.

“Kënaqësi për mua që luajë për këtë vend, unë jam i pari që pranojë gabimet. Një pjesë e shikuesve normal që janë nervozuar, por pas ndeshjes më brohoritën, dhe ju kërkoj falje. Jam i lumtur që treguam karakter”. /Insajderi.com