U dëgjua duke i sharë deputetët e VV-së – Veseli thotë se asnjëherë nuk ka sharë

U dëgjua duke i sharë deputetët e VV-së – Veseli thotë se asnjëherë nuk ka sharë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherë kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka sqaruar edhe rastin e konfliktit verbal me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millakun.

Saktësisht reagimin e Veselit kur Millaku i kishte thënë Veselit se nuk e kishte dëgjuar duke sharë VV, ngase do ia kishte shti në gojë gazin lotsjellës.

“A e përdorë shumë me gojë a” ishte kundër replika e Veselit e cila u kritikua më pas nga shumë kush, duke e konsideruar nivel të ulët të bisedës brenda Kuvendit të Kosovës.

Veseli në “Rubikon” ka thënë se ai mundohet të jetë tolerant në mënyrë maksimale dhe se kurrë në Kuvend nuk do të jetë një kryetar që do bëjë aq shumë tolerime sa ai, por siç ka thënë ai, edhe vet ai është njeri.

“Mua më vjen keq, por nuk do ketë kryetar Kuvendi që do mundohet të jetë aq tolerant sa unë, por në momente kanihere situatat janë të tilla, shembull akuza e drejtpërdrejt që më është bërë.  Unë kurrë në jetën time nuk kam sharë askë  dhe nuk do shajë”

“S’kam pas qëllim të keq, asnjëherë por se kam prit atë akuzë, edhe unë jam qenie njerëzore edhe unë kam familje” ka thënë Veseli.

Ai më tej ka shtuar se i ka ardhë shumë rënd, por se në asnjë moment nuk ka  menduar ta ofendojë Millakun

”Kjo puna e gazit në gojë,  ishte e papritur e paramendoja si qamqakëz, e  që më del gazi nga goja, rond mka ardh ta thom drejt

Po unë e reagimin tim, e kam than me shaka,  asnjëherë s’kom pas qëllim të keq asnjëherë më dëmtu dikë në moral, larg asaj, kurrë nuk do ta bëjë” ka thënë Veseli.

Por, në seancën kur u votua demarkacioni, në momentin kur deputetët e Vetëvendosjes filluan të hedhin gaz lotsjellës, Veseli i shanë këta të fundit duke iu thënë “Ti q*** robt ti q****”./Insajderi.com

Këtu mund ta shikoni momentin e sharjes së kryetarit të Kuvendit.

Kadri Veseli: Ta q*** (Video)