Vdes i ndaluari nga policia, kishte probleme me zemrën, humbi jetën në spital

U arrestua për vjedhje ullinjsh, vdes në spital nga zemra

18.09.2016 23:51
U arrestua për vjedhje ullinjsh, vdes në spital nga zemra

Një burrë 54-vjeç vdiq sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve me zemrën. Fadil Hoxha ishte ndaluar të shtunën nga Policia e Lushnjës, i akuzuar për vjedhjen e 80 kilogramë ullinj.

Ai është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë në Divjakë e më pas në Lushnje. Pasi ka shfaqur probleme me zemrën, ai është shoqëruar në spital me autoambulancë, kur dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët kanë pretenduar se policia nuk i ka dhënë mjekimin që ai merrte, por policia ka pohuar të kundërtën. Ndërkohë që janë duke vazhduar hetimet për të mësuar dinamikën e ngjarjes./TCH