U akuzua se sulmoi me thikë lojtarin kundërshtar, reagon futbollisti i Dritës

U akuzua se sulmoi me thikë lojtarin kundërshtar, reagon futbollisti i Dritës

Futbollisti i Dritës, Dren Gashi, ka reaguar pas akuzave nga lojtari i Hajvalisë, Valon Avdullahu, për kërcënim me thikë pas ndeshjes Drita-Hajvalia, e cila u zhvillua të dielën në Gjilan.

Në një prononcim për gazetën, Gashi ka dhënë versionin e tij.

“Nuk ka pas asnjë arsye të vetme që unë ta kërcënojë në ndonjë mënyrë, e më së paku me thikë. Kacafytjet kanë ndodhur nën afektin e lojës dhe nuk ka pasur asgjë serioze”, deklaroi Gashi për gazetën sportive “Olle”.

“Pas ndeshjes kemi biseduar dhe jemi sqaruar, asgjë më shumë. Nuk ka logjikë ta sulmojë apo kërcënojë, kur unë kam qenë shumë i lumtur pas ndeshjes, pasi që kam shënuar dhe kemi fituar”, shtoi Gashi.

Ndryshe, Drita dje mundi Hajvalinë me rezultat të pastër, 2:0. /Insajderi.com