Tyson Fury i rikthehet boksit

Tyson Fury i rikthehet boksit

Ish-kampioni i botës në boks Tyson Fury ka njoftuar sot se do të riktthehet të boksojë sërish, pasi u tërhoq dy vite e gjysmë vite më parë.

29-vjeçarit Fury iu tërhoq licensa nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit në tetor të vitit 2016 pasi u vërtetuan akuzat ndaj tij për përdorim të dopingut.

Fury tha sot “do të jetë gati të luftojë sërish në ring, në prill të vitit 2018”. Ai paralajmëroi për një meç të madh.

Fury nuk ka zhvilluar meç boksi që nga nëntori i vitit 2015, kur tronditi ish-kampionin Wladimir Klitschko në Dusseldorf për të fituar titujt botërorë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA.