Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari”

Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari”

Në ambientet e Aeroportit ”Adem Jashari” është parë tym zjarri, derisa të pranishëm kanë qenë qytetarët, shumica prej tyre në cilësinë e pasagjerëve të cilët kanë përjetuar panik.

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarë të aeroportit, ku është konfirmuar rasti, teksa zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës në një nga restorantet brenda aeroportit.

‘’Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç’rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me ane të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë’’ ka thënë Gara.

Fatmirësisht nga ky tym nuk ka ndonjë person të lënduar.