Twitter zëvendëson vezën ikonike me një figurë njeriu

Ditën e Premte Twitter prezantoi një foto të re profili automatike ku element kryesor është njeriu. Twitter shpreson se ky ndryshim do të inkurajojë përdoruesit të zëvendësojnë foton me një foto të tyre reale.

Twitter zëvendëson vezën ikonike me një figurë njeriu

Twitter shkëmbeu vezën ikonike e cila përdorej në profilet e reja të sapohapura me një opsion më gjenerik.

Ditën e Premte Twitter prezantoi një foto të re profili automatike ku element kryesor është njeriu. Twitter shpreson se ky ndryshim do të inkurajojë përdoruesit të zëvendësojnë foton me një foto të tyre reale.

Veza ka qenë foto e profileve të Twitter për plot 7 vite dhe vitet e fundit mori një dimension tjetër. Botët, mashtruesit e shumë të tjerë që duan të ruajnë anonimitetin e tyre në platformën veza është shndërruar në një sinjal identifikues të këtyre përdoruesve.

Adoptimi i kësaj fotoje profili gjerësisht nga të këqinjtë ka dëmtuar indirekt përdoruesit e Twitter që duan të ngelen anonimë. Fotoja e re është një siluhetë njeriu.