“Twitter”-i ka hasur vështirësi në përkthimin e profilit të lartë publik në një rritje të përdoruesve, siç ka ndodhur me “Facebook”-un, një tjetë rrjet social" />

“Twitter” nis bisedimet për shitjen

Kompania “Twitter Inc.” ka nisur bisedimet me disa kompani teknologjike për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga një person me njohuri mbi këtë zhvillim këtë të premte, teksa rrjeti social është përballur me rritjet e saj më të ulëta që kur doli për herë të parë në treg në vitin 2013.

“Twitter” nis bisedimet për shitjen

“Twitter”-i ka hasur vështirësi në përkthimin e profilit të lartë publik në një rritje të përdoruesve, siç ka ndodhur me “Facebook”-un, një tjetë rrjet social që tashmë numëron rreth 1.71 miliardë përdorues. Kompania në fjalë ka hasur vështirësi edhe në menaxhimin e thashethemeve që prej ditëve të para të saj.

“CNBC” raportoi mëngjesin e së premtes, duke cituar burime anonime, se “Twitter” ka hyrë në tratativa me kompani të tilla si “Google” i rrjetit “Alphabet” dhe “Salesforce.com”, e së shpejti mund të marrë edhe ndonjë ofertë zyrtare, njofton Top-channel.

“Twitter” and “Alphabet” nuk janë prononcuar pas kontakteve të mediave të huaja, ndërkohë që “Salesforce” ka refuzuar të komentojë mbi këtë raportim.

Aksionet e “Twitter”-it janë rritur me mbi 20 për qind, duke kapur vlerën e 22.46 dollarëve për aksion gjatë kësaj të premteje, pikërisht pas njoftimit të bisedimeve për shitjen e tij, duke e bërë këtë ditë më të rëndësishmen për rritjen e vlerës së aksioneve që prej hedhjes në tregjet e bursave në vitin 2013.

“Twitter”, i cili tashmë ka një vlerë tregu prej afro 16 miliardë dollarësh, ka qenë në fokusin e vazhdueshëm të spekulimeve për shitje, për shkak të zhgënjimit nga shitjet dhe angazhimin e përdoruesve.

Analisti i “Morningstar”, Ali Mogharabi thotë se “Alphabet” mund të jetë edhe blerësi më i përshtatshëm i “Twitter”-it, duke qenë se vet ai nuk ka mundur të krijojë një media sociale të tijën, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Sipas “Morningstar”, “Twitter” mund të blihet për vlerën e 22 dollarëve për aksion.