Twitter me masa të reja për parandalimin e abuzimit në këtë rrjet social

Përshkallëzohet konflikti mes rrjetit social Twitter dhe sjelljeve abuzive në platformë. Sot Twitter prezantoi mjete të reja për adresimin e përmbajtjeve të tilla si dhe na rikujtoi masat e ndërmarra dy javë më parë.

Twitter me masa të reja për parandalimin e abuzimit në këtë rrjet social

Kompania na rikujtoi se do të ndërmarrë veprime ndëshkuese për ngacmuesit. Në momentin që algoritmi i Twitter zbulon një cicërues abuziv, kompania do të ul shikueshmërinë e përmbajtjeve të tij.

Çdokush që nuk e ndjek atë nuk mund të shohë cicërimat e tij për 12 orët në vijim pas zbulimit.

Sa i përket mjeteve të reja, rrjeti social ka shtuar filtra të rinj dhe elementë dizajni për të heshtur abuzuesit. Konkretisht, një filter i ri do të bllokojë çdo mesazhe që vjen nga një përdorues i cili ka foto profili vezën e rrjetit social.

Gjithashtu mund të filtroni mesazhet nga përdoruesit të cilët nuk kanë verifikuar numrin e tyre të telefonit dhe adresat e e-mail-it.

Së fundit, Twitter do të vërë në plan të parë funksionalitetin “Mute” drejtpërdrejt nga faqja kryesore. Përdoruesit mund të përzgjedhin përsa kohë duhet “të heshtë” një bisedë, fjalë kyçe apo shprehje. Opsionet e disponueshme janë 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Rrjeti social do të informojë përdoruesit kur ato dërgojnë ankesa dhe nëse i ka pranuar.