Twitter hap “Moments”, mbledhja e faktve të momentit, që është një përzgjedhje e postimeve, fotove e videove të argumenteve të ndryshëm, për përdoruesit që hyjnë në mikr" />

Twitter hap Moments për celularët

Twitter hap Moments për celularët

Twitter hap “Moments”, mbledhja e faktve të momentit, që është një përzgjedhje e postimeve, fotove e videove të argumenteve të ndryshëm, për përdoruesit që hyjnë në mikroblog nga smartphone apo tableti.

Nëse në fund të shtatorit kompania kishte vendosur që “Moments”, të kuruara nga një skuadër e brendshme me disa partnerë, mes të cilëve New York Times dhe Washington Post, ishin të paketueshëm edhe nga një përdorues i vetëm përmes web-it, tashmë është i mundur edhe në versionin ‘mobile’.

Nga sot, do të jenë në Twitter përmes aplikacionit, për çdo përdorues për të treguar histori të grupuara në një seri postimesh e pamjesh mbi një argument të caktuar, nga një ngjarje sportive tek puntata e një telefilmi, debati politik. Për ta bërë këtë, zgjidhet një postim dhe seleksionohet “Shto Moments”, shtyp komandën “Krijo një të ri”, zgjidhet një titull dhe vazhdohet me postimet e tjera.

Kjo i paraprin emërimit të një menaxheri të ri të produktit, një pozicion vakant prej një viti në Twitter. Menaxheri do të jetë Keith Coleman, i ardhur nga kompania më e vogël startup, Yes, e themeluar prej tij dhe e blerë nga rrjeti social.