Turqia vret 20 militantë të IS-it

Nga sulmet ajrore të Turqisë janë vrarë 20 militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar sot ushtria turke.

Turqia vret 20 militantë të IS-it

Në kumtesën e zyrës së shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Turqisë, theksohet se mbrëmë aeroplanët luftarakë i kanë sulmuar tri ndërtesa, që besohet se u takojnë militantëve të IS-it, dhe një makinë e një motoçikletë.

Derisa aeroplanët luftarakë të Turqisë i marrin në shënjestër caqet e IS-it në Siri, atje vazhdojnë edhe përleshjet ndërmjet forcave turke dhe atyre kurde, shkruan rel.