Turqia thotë se nuk dëshiron konflikt me SHBA-të ose Rusinë

Turqia thotë se nuk dëshiron konflikt me SHBA-të ose Rusinë

Turqia synon të shmangë çdo përplasje me forcat amerikane, ruse apo siriane, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e saj, tha një ministër turk të martën, ditën e katërt të një ofensive ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde në Afganistan, në veri-perëndim të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë forca ushtarake në Siri dhe i kanë kërkuar Turqisë të tregojë pëmbajtje në fushatën e saj, për të shtypur kurdët të mbështetur nga SHBA-të në rajonin Afrin në kufirin jugor të Turqisë, transmeton lajmi.net

Operacioni ka hapur një front të ri në luftën civile multietnike të Sirisë dhe mund të kërcënojë planet e SHBA-së për të stabilizuar dhe rindërtuar një zonë të madhe të Sirisë verilindore – përtej kontrollit të presidentit Bashar al-Assad – ku SHBA-të ndihmuan YPG të përzënë luftëtatë të Shtetit Islamik.

Ushtria turke, e dyta më e madhe në NATO, ka bërë sulme ajrore kundër enklavës kurde në Siri. Luftimet më të ashpra kanë qenë 24 orët e fundit por luftëtarët kurdë kanë rimarrë disa territore. Trupat turke dhe luftëtarët sirianë po pëpiqen të marrim samitin e Bursaya Hill, duke parë qasjen lindore në qytetin Afrin.

Ka zëra se sulmet turke kanë prekur edhe civilët me ç’rast kanë vdekur 22 sosh. Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis tha të martën se ofensiva e Turqisë ishte duke tërhequr vëmendjen nga pëpjekjet për të mposhtur Shtetin Islamik.

Turqia zyrtare gjithashtu ka konfirmuar se sulmet turke janë vetëm kundër enklavës kurde e cila rrezikon integritetin dhe sigurinë e shtetit turk dhe ka mohuar çfarëdo konflikti të mundshëm me SHBA-të ose Rusinë që i konsideron aleatë.