Turqia shkarkon edhe 820 njerëz të tjerë nga postet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ka shkarkuar edhe 820 njerëz të tjerë nga forcat tokësore dhe detare të vendit.

Turqia shkarkon edhe 820 njerëz të tjerë nga postet ushtarake

Ky veprim vjen në vazhdën e spastrimit të ushtrisë pas grushtshtetit të dështuar më 15 korrik.

Ankaraja tashmë ka shkarkuar mijëra veta nga forcat e armatosura.

Qeveria ka shkarkuar edhe rreth 80,000 veta nga sektori publik dhe privat, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me komplotuesit e puçit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se arrestimet masive kanë prekur individët që vetëm kundërshtojnë politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.