Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video]

Turqia ka arritur të kalojë ne avantazh prej dy golash ndaj Kosovës, me anë të golave të shënuar nga Burak Yilmaz dhe Volkan Sen. Turqia shënoi brenda pesë minutave (50' dhe 55').

Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video]

Burak Yilmaz ishte ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes Turqi-Kosovë, me një gol të shënuar nga brenda zonës së rreptësisë. Ai shënoi në minutën e 50′ pas një asistimi të mefsuhorit të Mainzit, Yunus Malli.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi anësor i Fenerbahces, Volkan Sen, në minutën e 55′ të ndeshjes, raporton Insajderi.

Kosova nuk pati asnjë rast në pjesën e dytë, ndërsa në pjesën e parë kishte mundësi të kalonte në epërsi në fundin e saj. Valon Berisha goditi shtyllën në minutën e 45′. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x51s3bk_burak-yilmaz-goal-hd-turkey-1-0-kosovo-12-11-2016-hd_sport

http://www.dailymotion.com/video/x51s3nq_volkan-sen-goal-2-0-turkey-vs-kosovo_sport