Kelmendi: Turqia i respekton më shumë shqiptarët se sa ata vetveten

Kelmendi: Turqia i respekton më shumë shqiptarët se sa ata vetveten

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se Turqia i respekton shqiptarët e Kosovës “më shumë se sa që shqiptarët e respektojnë vetveten”.

Këtë ai e argumentoi, duke thënë se ish-komandantin e UÇK-së, Adem Jashari ka një përmendore në Turqi dhe po ashtu një park në qytetin e Stambollit e mban emrin e heroit të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“Adem Jasharin e kanë përmendore në Stamboll, madje një park e ka emrin e Adem Jasharit në Turqi, ndërsa në Prishtinë nuk ka përmendore Adem Jashari”, deklaroi Kelmendi për Rrokum TV, transmeton Insajderi.

Kelmendi deklaroi se shqiptarët në Turqi kanë të drejta, por e kundërta është me shtetin e Kosovës, e cila sipas tij, ka refuzuar t’i jap pasaporta shqiptarëve të Turqisë.

“Unë kam kërkuar në Kuvend që shqiptarët e Turqisë të marrin pasaporta të Kosovës, por ministri i Diasporës, asokohe, Ibrahim Makolli më tha ‘jo, se atëherë do të bëhej Kosova kombi më i madh në Ballkan’”, përfundoi ai. /Insajderi.com