Turqia ndërton teatër për maqedonasit, xhami për shqiptarët

Turqia ndërton teatër për maqedonasit, xhami për shqiptarët

Investimet turke në Maqedoni dallojnë në pjesën maqedonase dhe atë shqiptare.

Ndërsa kapitali turk ka hapur me dhjetëra qendra tregtare të mëdha në Shkup ku punojnë mijëra maqedonas, investimet e vetme në zonat shqiptare janë ndërtimet e xhamive me stil otoman.

Në takimin e fundit mes ministres së Kulturës, Elizabeta Milevska, dhe ambasadores turke në Shkup, Tulin Erkal, është biseduar për projektet kulturore mes të dyja vendeve.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e lidhjeve mes institucioneve kulturore të të dyja vendeve, duke përmendur me theks të posaçëm ndërtimin e një teatri modern në Shkup, shkruan Konica.al

Në anën tjetër, i ashtuquajturi Fondacion i Çështjeve Fetare të Turqisë ka paralajmëruar ndërtimin e një xhamie të madhe në Shkup.

Ky objekt fetar me pamje otomane do të ndërtohet në Fushë-Tophanë të Shkupit. Ky kompleks i madh do të jetë i ngjashëm me xhaminë Mihrimah Sultan në Stamboll dhe xhaminë Koxhatepe në Ankara./Insajderi.com