Turqia ndalon festivalin e filmit gjerman për homoseksualët

16.11.2017 13:35
Turqia ndalon festivalin e filmit gjerman për homoseksualët

Autoritetet turke kanë ndaluar festivalin e filmit gjerman për homoseksualët, i cili ishte paraparë të mbahej në Ankara.

Zyrtarë turq kanë thënë që ky veprim është ndërmarrë pasi që ky festival mund të nxisë urrejtje apo të shndërrohet në objektiv për sulme terroriste.

Organizatorët Pink Life QueerFest Four kishin planifikuar të shfaqnin katër filma në kinema me datat 16 dhe 17 nëntor.

Ata kanë thënë që ky vendim “na privon nga të drejtat tona kushtetuese”.

Homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi mirëpo aktivistë të ndryshëm kanë deklaruar që homofobia është mjaft e shpërndarë.