Turqia mposht Finlandën

Turqia mposht Finlandën

Kombëtarja e Turqisë ka shënuar sonte fitore kundër Finlandës me rezultat 2:0, në grupin I.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e Antalias. Ekipi vendës fatin e ndeshjes e vulosi qysh në minutat e para kur shënoi dy gola.

Tosun në minutën 9 solli në epërsi Turqinë me rezultat 1:0. Po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë katër minuta më vonë.

Turqia pas kësaj fitoreje është në vendi e tretë me tetë pikë, po aq sa ka edhe Ukraina në vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Insajderi.com