Erdogan: Holandezët janë mbetje e nazizmit

14.03.2017 09:08
Erdogan: Holandezët janë mbetje e nazizmit

Turqia ka njoftuar se ka marr një sërë masash si shenjë hakmarrje ndaj vendimit të autoriteteve holandeze për të ndalimin e ministrave për të organizuar fushatë pranë diasporës turke në kuadrin e referendumit kushtetues.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka thënë se ambasadori holandez do të pengohet që të kthehet në Ankara dhe se bisedimet politike të nivelit të lartë janë pezulluar, shkruan BBC.

Përpjekjet turke për të mbajtur tubime në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Holandë janë bllokuar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi holandezët dhe gjermanët duke i quajtur mbetje të nazizmit.

Mark Loëen në Stamboll thotë se Turqia dhe Holanda, dy aleatët e NATO-s, tashmë janë në një krizë të paparë diplomatike.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka ofruar Holandës “mbështetje të plotë dhe të solidaritetit”. /Insajderi.com