Turqia dhe Amerika me sulm të përbashkët në “kryeqytetin” të ISIS-it

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të largojnë organizatën terroriste Shteti Islamik nga “bastioni” i saj, Raqqa.

Turqia dhe Amerika me sulm të përbashkët në “kryeqytetin” të ISIS-it

Erdogan tha se ai dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, kanë përmendur idenë e një aksioni të përbashkët kur ata u takuan në Kinë në kuadër të G20, shkruan BBC.

Ai tha se Turqia “nuk ka asnjë problemi” për të realizuar një aksion të tillë.

Muajin e kaluar, Turqia ka filluar një operacion në brendësi të territorit të Sirisë, duke pasur si cak edhe rebelët kurd përveç atyre të Shtetit Islamik.

Deklaratat e Erdoganit janë publikuar në mediet turke, por deri më tani nuk ka pasur një konfirmim nga Amerika./Insajderi.com