Turqi: PKK liron tre gazetarët e kidnapuar

Turqi: PKK liron tre gazetarët e kidnapuar

Partia e Punëtorëve Kurd (PKK) ka liruar tre gazetarët nga agjencia shtetërore turke e lajmeve, pasi që i ka kidnapuar dy ditë më parë, raporton Euronews

Ekipi nga Anadolu agency ishte identifikuar si korrespodent i luftës Rauf Maltash, fotoreporteri Onur Çoban dhe operatori i kamerës Kenan Yeshilyurt.

Ata ishin kapur para 48 orëve pasi ishin duke bërë punën e tyre në afërsi të qytetit Mardin, në një vend me shumicë kurde, raporton Insajderi

Agjencia thotë se ata ishin duke u mbajtur në një lokacion të panjohur. Burimet e sigurisë mendojnë se ata ishin duke filmuar rajonin pa lejen e PKK-së.

Kjo zonë është e prekur nga dhuna që nga prishja e marrëveshjes së armëpushimit në qershorin e kaluar, mes Qeverisë turke dhe PKK-së.

Kush janë PKK?

PKK është një organizatë që ka organizuar krime për tre dekada duke kërkuar autonomi kundër Qeverisë turke.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë.

Ankaraja, Washingtoni dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Zhvillimet e fundit

Qeveria ka akuzuar PKK-në që është prapa sulmeve me bombë në Ankara të mërkurën që kanë lënë të vdekur 28 njerëz.

Grupi militant i kurdëve, Skifterët Kurd për Liri (TAK), ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Qeveria e Turqisë ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se TAK mbron reputacionin ndërkombëtar të Kurdëve Sirian, të cilët po i mbështet Washingtoni në luftën kudnër Shtetit Islamik./Insajderi.com