Turqi: Në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit janë 4 rusë

10.03.2017 13:36
Turqi: Në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit janë 4 rusë

Autoritetet turke thonë se në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit në Stamboll sot, janë edhe katër shtetas rusë.

Guvernatori i Stambollit Vasip Sahin ka thënë se një pasagjer me kombësi turke gjithashtu është në mesin e viktimave.

Helikopteri Sikorsky S-76 u përplas në një autostradë të Stambollit.

Nga ky aksident kanë shpëtuar dy pilotët.

Televizioni turk, NTV ka raportuar se helikopteri është rrëzuar pasi ka goditur një antenë televizive, në periferi të qytetit.

Zyrtarët kanë thënë se dy burra dhe dy gra nga Rusia, që humbën jetën në këtë aksident, ishin të futar nga një kompani turke.

Një zyrtar, që ishte i përfshirë në kompaninë që ia ka lëshuar licencën helikopterit, i ka thënë Reuters se helikopteri i përkiste një kompanie të produkteve farmaceutike.

Helikopteri u rrëzua pesë minuta pasi ishte nisur nga aeroporti Ataturk në Stamboll./Insajderi.com