Turqi, anti-fushatë referendumit për fuqizimin e Erdogan

02.03.2017 14:20
Turqi, anti-fushatë referendumit për fuqizimin e Erdogan

Në Turqi ka nisur këtë të enjte një lëvizje kundër fushatës për referendumin që i jep më shumë pushtet presidentit, i parashikuar të mbahet më 16 prill.

Anti-fushata është organizuar nga partia pro-kurde HDP, që e ka shtrirë lëvizjen e saj në Stamboll, Izmir dhe Dijarbakir, me një seri mitingjesh që do të mbahen në gjuhën turke dhe kurde.

Një nismë të ngjashme ka ndërmarrë edhe partia më e madhe e opozitës, CHP, me sloganin “Jo, për të ardhmen tonë” dhe simbol një diell që shkëlqen pranë fotos së një fëmije.

Nismat në fjalë janë krahasuar me atë të vitit 1988 në Kili, kur u mbajt votimi që hodhi poshtë qëndrimin në pushtet të diktatorit Augusto Pinochet.