Turko- Kosovari akuzohet se bleu shtëpi në Kosovë me ndihmën e Gylenit

Turko- Kosovari akuzohet se bleu shtëpi në Kosovë me ndihmën e Gylenit

Gjykata Penale në Stamboll ka hedhur poshtë kërkesën e përfaqësuesit administrativ të “Dogan Group Ankara” Barbaros Muratoglu, i cili ka qenë nën arrest me akuzat se ka “ndihmuar një organizatë të armatosur terrorist”, organizatës së Fethullah Gylen, (FETO).

Për herë të parë që prej arrestimit të tij katër muaj më parë, Muratoglu u paraqit në gjykatë, ku prokurori kërkoi lirimin e tij.

Gjykata, megjithatë, refuzoi kërkesën, duke përmendur mundësinë se ka bërë presion mbi dëshmitarët Ramazan Aykis, i cili gjithashtu ka qenë nën arrest.

Avokatët Ahmet Ziyayettin Çortoglu, Ahmet Koksal Bayraktar dhe Shehnaz Yuzer morën pjesë në seancën dëgjimore të 21 marsit, shkruan “Daily News”.

Muratoglu ka thënë se i tërë procesi ka nisur me një raportim medial i cili, sipas tij, ka qenë “krejtësisht i thurur me gënjeshtra”.

“Procesi, i cili ka nisur me një raportim medial që është krejtësisht i thurur me gënjeshtra, ka vazhduar me gënjeshtra të ngjashme. Po vazhdon edhe më tej. Gënjeshtra e fundit është publikuar në të përditshmen “Aksham” edhe njëherë, dhe sërish nga Murat Kelkitlioglu më 3 mars”, ka thënë Muratoglu para gjykatës në mbrojtje të tij, duke shtuar se kryesuesi i nderit i “Dogan Group”, Aydin Dogan është përmendur në kryetitullin e raportit të lajmeve.

“Raporti thoshte se unë kam blerë një shtëpi në Kosovë me një gjykatës të Gjykatës Supreme i afërt me Feto-në. E vetmja e vërtetë e këtij tregimi është se unë kam blerë shtëpi në Kosovë”, ka rrëfyer ai

Megjithatë, Serkan Aydin, të cilit i referohen si gjykatës i FETÖ-s në raport dhe i cili ka po ashtu shtëpi në po të njëjtën zonë, është biznesmen nga Ankaraja. E kam mik të vjetër. Origjina imë është nga Kosova. Unë jam një kosovar nga brezi i parë në Turqi. Nëna ime e ndjeri ka lindur në Prishtinë dhe babai im tashmë i vdekur ka lindur në Prizren, të afërmit e mi janë duke jetuar ende në një fshatë afër Prizrenit”, ka treguar ai.

Muratoglu tha se dëshironte të kalonte disa muaj në vit në Kosovë pas pensionimit.

 

“Prandaj, është e pamundur të jem në një organizatë të atillë siç përmendet në raportin e fabrikuar medial të Murat Kelkitlioglut. Përgjigjet e nevojshme janë dhënë nga grupi ynë medial në reagim ndaj këtyre gënjeshtrave”, ka thënë ai.

Seanca tjetër dëgjimore është caktuar më 18 prill.