Turistët kosovarë rrezikojnë jetën për të marrë bagazhet nga autobusi që digjej

Turistët kosovarë rrezikojnë jetën për të marrë bagazhet nga autobusi që digjej

Në një tjetër video të mbërritur në redaksinë e tvklan.al dallohen qartë pasagjerët e autobusit nga Kosova të cilët mes flakësh dhe duke rrezikuar jetën përpiqen të nxjerrin bagazhet nga autobusi nga krahu i rrugës.

Autobusi tip “Setra” me targë 644 – KS – 525 i mbushur me pasagjerë nga Kosova u përfshi nga flakët para pak minutash në Fushë – Milot.

Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.