Turistët bllokojnë rrugët në Shqipëri [VIDEO]

Turistët bllokojnë rrugët në Shqipëri [VIDEO]

Fundjava ka shënuar një trafik të rënduar të automjeteve në Fier.

Kjo për shkak të numrit të madh të pushuesve që i drejtohen Jugut të vendit për të kaluar ditët e nxehta me diell në plazh.

Këto pamje që shihni më poshtë janë postuar nga mediat lokale në Fier mesditën e 21 korrikut, këtë të shtunë në unazën Lindore që qytetit.

Edhe njoftimi i sinoptikanëve për një mot përvëlues këto dy ditë ka bërë që pushuesit të dynden drejt plazheve.

Përgjatë gjithë këtij aksi rrugor prej gati 9 km ka qenë i ngarkuar në trafik nga vargu i automjeteve të pushuesve.

Ndryshe nga herët e tjera ky aks rrugor nuk ka pasur prezencë të punonjësve të policisë së qarkullimit.

Fundjave me nje trafik te renduar te automjeteve ne Fier. Pamjet e mesdites te 21 Korrikut 2018.Unaza Lindore ne Fier .

Posted by NeoAlb on Saturday, 21 July 2018