Kanë shijuar pafund dasmën e tyre,e cila padyshim u kthye në një nga eventet më të komentuara.
Gjithashtu janë duke shijuar po aq shumë edhe muajin e tyre të mjaltit. Madje tashmë në postimet e tyre në rrjete sociale kanë nisur edhe shakatë siç kanë qenë disa Instastories të moderatorit Turjan Hyska.
Ai ka publikuar disa foto ku shprehet për “dhuratat” që i ka bërë këngëtares Orinda Huta. Një ishull privat, një avion, shampanjë Dom Perignon e cila në të vërtetë ishte një birrë dhe një palë këpucë Louboutins që në fakt janë shapka plazhi.
Këto postime e kanë argëtuar pafund Orindën, pasi në një tjetër Instastories të Turit ku e pyet nëse është e kënaqur me dhuratat ajo nis të qeshë dhe duke thënë po./Gazeta Express/