Tufa e bletëve e sulmon gruan: ka pasur më tepër se 200 gjemba në trup!

Tufa e bletëve e sulmon gruan: ka pasur më tepër se 200 gjemba në trup!

Një grua nga rrethi Orinxh në Kaliforni, është lënduar rëndë pasi një tufë e bletëve e ka shpuar më shumë se 200 herë. Edhe tre persona, duke përfshirë dy zjarrfikës të cilët i dolën në ndihmë, u lënduan gjithashtu. Incidenti ka ndodhur të hënën në mëngjes. Zjarrfikësit të cilët janë thirr në vendin e ngjarjes e kanë gjetur gruan plotësisht të mbuluar me bletë.

“Derisa i afroheshim kam mundur të shohë bletë nëpër gjithë trupin e saj” ka deklaruar Ryan Willson, njëri nga katër zjarrfikësit të cilët ia shpëtuan jetën gruas, të identifikuar vetëm si Maria, transmeton Insajderi.com.

“Disa qindra bletë kanë qenë vetëm në fytyrën e saj, i kishte edhe nëpër flokë, sikur të ishin gërshetuar dhe e kishin mbuluar gjithë kokën e saj. Ishin të ngjitura për gjithë trupin e saj, në veshë, në fyt..”, ka përshkruar Willson.

Zjarrfikësit madje nuk kishin kohë as të veshin pajisje mbrojtëse të cilën zakonisht i kanë me veti në këto raste, por menjëherë kishin filluar ti largojnë bletët nga trupi i viktimës me ndihmën e aparatit për fikjen e zjarrit, të cilën e larguan në vend të sigurt rreth 200 metra më tutje, transmeton portali KTLA.

Maria (48) në të vërtet ishte nisur për në veturën e vet që t’i sjellë mjetet për pastrim të shtëpisë, kur e kishin sulmuar bletët. Ka më tepër se 200 të shpuara  dhe është dërguar në spital në gjendje kritike, kanë kumtuar zyrtarët.

Bletët në të vërtetë kanë fluturuar nga kosharet, dhe bletari i cili i ka larguar, ka vlerësuar se në të ka në mes të 60.000 – 80.000 bletë.

Gruaja është në kujdes intensiv, dhe pritet që do të shërohet, ndërsa zjarrfikësit janë hospitalizuar dhe më vonë, ditën e njëjtë janë liruar nga spitali./Insajderi.com.