Trupat e FSK-së në pritje të trupit të pajetë të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Trupat e FSK-së në pritje të trupit të pajetë të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili arriti para  pak çastesh në Aeroportin e Prishtinës, përveç tjerësh, atë kanë dalë ta presin edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë dje në orët e hershme të mëngjesit në një spital në Turqi, ku po merrte trajtim mjekësor.

Ai kishte pasur sulm në tru, duke e kthyer atë në gjendje kome deri në çastet e vdekjes.

Fillimisht ishte shtrirë në QKUK, por më pas ishte dërguar për shërim në Turqi./Insajderi.com